Manchester United njihet për rikthim të rezultateve në kohën e Sir Alex Fergusonit, por sonte atë bënë edhe nën urdhërat e Jose Mourinhos.
United fitoi derbin e qytetit ndaj City, duke përmbysur rezultatin nga 0 – 2 në 2 – 3, me dy golat e mesfushorit francez, Paul Pogba dhe të qendërmbrojtësit anglez, Chris Smalling, i cili shënoi golin e fitores.
Me këtë fitore, ‘Djajtë e kuq’ shtyn festën e City edhe për dy javë.
Manchester United zhvilloi një pjesë të parë katastrofale, pasi e përmbyllen me dy gola në disavantazh, por fjalimi inspirues i trajnerit portugez, Jose Mourinho, gjatë pushimit të pjesëve bëri ata të rikthejnë rezultatin, sipas Chris Smalling.
“Trajneri nuk kishte edhe shumë për të thënë në pushim, pasi që ne dinim se zhvilluar një paraqitje të dobët. Ai tha se nuk dëshirojmë që ne të jemi palaço dhe t’i shikojmë ata duke fituar titullin”, deklaroi Smalling për Sky Sports.
Smalling zhvilloi një super ndeshje dhe ishte një nga lotjarët më të mirë të ndeshjes, nga ana e mysafirëve.
Po ashtu, United ia shkaktoi humbjen e parë City në Etihad Stadium në këtë sezon. /arbresh.info/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...