Federico Chiesa është duke përjetuar formë jetësore që nga transferimi i tij në Juventus.
Chiesa ka arritur të regjistrojë 13 gola dhe 11 asistime në 39 paraqitje që nga ardhja e tij në Torino, shkruan lajmi.net.
Ai foli me emocion për këto arritje ku të gjitha arsyet për formën e ti ia atribuoi bashkëlojtarëve dhe skuadrës.
“Ajo çka e karakterizon këtë vit është vazhdimësia, kjo është arsyeja e përmirësimit tim që nga ardhja ime këtu”, tha ai.
“Motivimi është shtuar, po stërvitem me kampionë të mëdhenj dhe po marr shembullin e tyre dhe po mësoj nga këshillat e Pirlos”, tha Chiesa.
“Këtu është mentaliteti i fituesit, Pirlo më ka ndihmuar shumë në muajt e fundit, mbi të gjitha me vetëbesimin”, shtoi ai.
“Çdo ditë më jep këshilla sesi të përmirësohem si në fazën sulmuese edhe atë mbrojtëse, më ka ndihmuar shumë dhe e falënderoj”, përfundoi Federico Chiesa.
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj