Mbrojtësi i Juventus-it, Giorgio Chiellini ka zbuluar detajet se çfarë ka ndodhur pasi sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez e kafshoi.
Gjatë Kupës së Botës në vitin 2014, Suarez e kafshoi Chiellini-n, incident i cili vazhdon të kujtohet, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, italiani ka thënë se disa ditë pas incidentit e ka telefonuar Suarez dhe i ka thënë se nuk ka nevojë për kërkim falje.
“E vërteta është se e admirojë këtë ligësi sepse Suarez e humbi dhe u bë lojtar tjetër”.
“Asgjë e çuditshme nuk ndodhi atë ditë në Kupën e Botës 2014. Isha duke e ruajtur Edinson Cavani-n shumicën e ndeshjes, tjetër lojtar i komplikuar”.
“Pastaj, kuptova se dikush me kafshoi në krahë. Është gjë që ndodh, por është strategji kur ke kontakt trup me trup”.
“Suarez dhe unë jemi të njëjtë dhe e pëlqej kur përballem me sulmues të tillë. E telefonova pas disa ditëve, por ai nuk kishte nevojë te më kërkonte falje. Unë gjithashtu jam i tillë në fushë dhe jam krenar”.
“Ligësia është pjesë e ndeshjes. Nuk do e quaja ‘tradhti’. Duhet të jesh inteligjent për të mposhtur rivalin”, theksoi ai.
Chiellini dhe Suarez që nga ajo kohë nuk kanë probleme me njëri-tjetrin dhe kalojnë mjaftë mirë./arbresh.info.
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...