Kapiteni i Juventus-it, Giorgio Chiellini nuk është i lumtur nga fakti se Andriy Shevchenko dhe Michael Owen e kanë fituar Topin e Artë, ndërsa jo legjenda e Romës, Francesco Totti.
Mbrojtësi në librin e tij për autobiografi ka shënuar edhe për çmimet individuale, derisa beson se Totti e ka merituar Topin e Artë, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se gjithmonë e ka pasur rival Tottin, edhe pse ishin bashkëlojtarë, ndërsa e meritonte Topin e Artë para se të fillonin të dominonin dy ‘alienët’ Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
“Kam luajtur me Francesco Totti, por gjithmonë ishim kundërshtarë. E kam parë në disa ndeshje në Kupën e Botës në 2006, pastaj ai u largua”.
“Ai fitojë me pak se çfarë kishte bërë, ai duhej të fitonte Topin e Artë”.
“Totti mund të fitonte Topin e Artë, para dominimit të dy ‘alienëve’ Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ata i dhanë trofe si Owen dhe Shevchenko, të cilët ishin të mirë, por jo më të mirë se Totti”.
“Ai kishte s pas shpine, mund të lëvizte me topin në mënyrë të pabesueshme. Totti ishte gjeni, yll botëror”, deklaroi ai.
Totti u pensionua nga futbolli me 17 korrik 2017./arbresh.info.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...