Kapiteni i Juventus-it, Giorgio Chiellini pritet që kur të rifillojë sezoni të rinovojë kontratën.
Sipas Corriere dello Sport, Chiellini do të mbetet në Torino deri në verë të vitit 2022, transmeton portali arbresh.info.
35-vjeçari beson se ende mund të luaj në nivelin e lartë, andaj ka pranuar mundësinë e rinovimit, por thuhet se Juventus është duke i ofruar kontratë interesante, në të cilën italiani mund të largohet kur të dëshirojë si lojtar i lirë.
Shumicën e këtij sezoni Chiellini e ka kaluar si i lënduar, mirëpo kur të rifillojë sezoni do jetë i gatshëm.
Gjatë këtij sezoni italiani ka bërë vetëm tri paraqitje në Seria A duke shënuar një gol./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës