Giorgio Chiellini ka njoftuar edhe zyrtarisht që i ka dhënë lamtumirën futbollit.
Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares italiane e përfundoi karrierën e tij në moshën 39-vjeçare, vetëm pak javë pasi i skadoi kontrata me Los Angeles FC, shkruan Arbresh.info.
“Ishe udhëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës sime. Ke qenë gjithçka për mua. Me ty kam bërë një rrugë unike dhe të paharrueshme. Por tani është koha për të filluar kapituj të rinj, për të përballuar sfida të reja dhe për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës.”, thuhet në njoftimin lamtumirës të kampionit Evropian.
Chiellini gjatë 23 sezoneve, 17 sezone ka djersitur fanellën e Juventusit, skuadër me të cilën numëron 561 paraqitje ku ka shënuar 36 gola.
Ai ka qenë lojtari i tretë me më së shumti paraqitje tek ‘Zonja e Vjetër’, pas Del Pieros dhe Buffonit.
Në sirtarin e tij të trofeve ka fituar 9 Serie A radhazi, 5 Kupa të Italisë dhe 5 Superkupa italiane.
Kurse ka fituar edhe një trofe në MLS në vitin 2022.
Me kombëtaren e Italisë ka 117 paraqitje, i pesti në histori të Italisë, nga të cilat 22 si kapiten.
Në vitin 2021 ai arriti të fitoj trofeun e Kampionatit Evropian si kapiten me Italinë “Euro 2020”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...