Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini raportohet se është në prag për të nënshkruar një kontratë të re me klubin.
“Zonja e Vjetër” ka reaguar për t’i vazhduar marrëveshjen qendërmbrojtësit pas interesimit gjatë verës nga Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Calciomercato’, marrëveshja është në mes të klubit dhe lojtarit, por dy palët ende nuk kanë vendosur që vazhdimi i kontratës të jetë për një apo dy vite.
Ndërkohë, trajneri i Chelseat, Antonio Conte kërkoi Chiellinin verën e kaluar në përpjekje për të joshur atë Angli, por mbrojtësi thuhet se ka refuzuar interesimin në favor për të vazhduar karrierën e tij në Juventus.
Chiellini ka shpenzuar më shumë se një dekadë te “Zonja e Vjetër” qysh pas transferimit nga Roma në vitin 2005./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...