Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, zbuloi se ai mendonte të pensionohej, por ‘dëshira’ për të luajtur EURO 2020 e mbajti atë, edhe pse tregoi se ka kaluar një kohë të vështirë.
Chiellini pësoi një dëmtim të rëndë në ditën e parë të sezonit 2019-2020 dhe nuk ishte i disponueshëm për Maurizio Sarrin deri në fund të sezonit.
Bianconerët më pas kaluan një sezon të vështirë me Andrea Pirlon në krye dhe veterani zbuloi se kishte luftuar për të gjetur ritmin.Kur kapiteni i Italisë u kthye në fushë, futbolli ishte ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe 37-vjeçari zbuloi se mendonte të largohej nga futbolli i luajtur.
“Kam kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit. U ktheva pas gjashtë muajsh dhe menjëherë pas shpërthimit të COVID dhe u përpoqa të gjeja ekuilibrin e duhur për gati një vit”.
“Mendimi për t’u tërhequr më erdhi në mendje, por ishte Kampionati Evropian që më mbajti në këmbë dhe dëshira për të qenë atje me çdo kusht”, ka thënë Chiellini për DAZN.
E ardhmja e tij ishte e pasigurt pas suksesit me Azzurrët këtë verë, por Chiellini përfundimisht nënshkroi një marrëveshje deri në qershor 2023 me klubin nga Allianz Stadium. /Telegrafi/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...