Google ADS

Chiellini konfirmon vazhdimin e kontratës me Juventusin

16:28 | 29 Korrik 2021
KRG

Giorgio Chiellini ka njoftuar se është afër të vazhdojë kontratën me Juventusin dhe tani ka mbetur vetëm çështje finalizimi.

Mbrojtësi mbush 37 vjeç muajin e ardhshëm dhe teknikisht ka qenë kapiten i Italinë në triumfin e tyre në Euro 2020 si lojtar i lirë, sepse kontrata e tij skadoi më 30 qershor.

Ai është akoma me pushime, por kthimi i tij në Juventus për stërvitje nuk është më në dyshim, pasi vet lojtari ka konfirmuar diçka të tillë.

“Më duhen edhe disa ditë për të pushuar dhe për t’u shëruar nga kaosi i muajit të kaluar, por të hënën do të jem në Torino dhe i lumtur të filloj përsëri”, ka thënë fillimisht Chiellini në një ceremoni në Livorno.

Ai po merrte një çmim për përpjekjet e tij në fanellën e Italisë, duke fituar Kampionatin e parë Evropian që nga viti 1968 dhe trofeun e parë që nga Kampionati Botëror 2006.

“Unë dua të fitojë disa trofe të tjerë, sepse kjo thjesht të bën të uritur ta bësh përsëri dhe veshja e fanellës së Juventusit pa simbolin e Scudettos në gjoks përfaqëson një motiv shtesë”, përfundoi mbrojtësi italian.

Për herë të parë në nëntë vjet, Juve fillon sezonin e Serie A pa stemën që përfaqëson statusin e tyre si kampionë në fuqi, pasi Interi i dha fund dominimit të tyre total në ligë.

Chiellini së pari u bashkua me Bianconerët në vitin 2005 dhe ka vazhduar të bëjë 535 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar 36 gola dhe duke siguruar 24 asistime.

Për përvjetorin jubilar, Telegrafi po sjell risinë e parë

Ai fitoi nëntë tituj të Serie A, pesë trofe të Kupës së Italisë, pesë Superkupa italiane dhe titullin e Serie B. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme