Giorgio Chiellini është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë të futbollit italian, si dhe një nga emrat më të mëdhenj në histori të Juventusit.
Kapiteni 35 vjeçar ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë mbi veten e tij dhe mbi futbollin.
Por megjithëse prej 14 vitesh i veshur bardhezi, pak kush mund ta imagjinonte se qendërmbrojtësi italian dikur mbështeste një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Juventusit, Milanin.
Chiellini është shprehur se fatkeqësisht dikur pëlqente kuqezinjtë, por me kalimin e viteve qëndrimi i tij ka ndryshuar.
Madje ka thënë se tashmë është kthyer në një tifoz aq të madh të Juventusit sa vështirë të gjesh një tjetër si ai.
“Unë isha një tifoz i Milanit, për fat të keq, por më vonë u përmirësova. Duke u rritur u bëra më i zgjuar. Maldini ishte i preferuari im”./telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...