Giorgio Chiellini tashmë ka filluar të stërvitet me ekipin e parë të Italisë dhe pritet të luajë në ndeshjen kundër Belgjikës.
Ndeshja Itali-Belgjikë do të zhvillohet të premten në “Allianz Arena” në Munih.
Italiani ishte lënduar në ndeshjen kundër Zvicrës në fazë të grupeve dhe nuk ishte as në bankën rezervë kundër Uellsit dhe Austrisë.
36-vjeçari tashmë është kthyer në stërvitje dhe në pasditen e të mërkurës është fotografuar duke u stërvitur.
“Sky Sport Italia” ka shkruar se italianët do të startojnë me formacionin e njëjtë që ka luajtur kundër Austrisë dhe i vetmi ndryshim që do të jetë është inkuadrimi i Chiellinit në formacion./arbresh.info/
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun