Chiellini: Humbja në fund është pjesë e ADN-së së Tottenhamit

23:35 | 7 Mars 2018
Arbresh Info

Pas eliminimit që Juventusi ia shkaktoi Tottenhamit në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Giorgio Chiellini nuk ka rezistuar duke goditur sërish “Spursët” pas ndeshjes.

Skuadra angleze dominoi në përgjithësi gjatë ndeshjes, por ndeshja u fitua nga Juventusi në një periudhë prej tre minutash kur Gonazalo Higuain dhe Paulo Dybala realizuan dy gola të shpejta, transmeton portali arbresh.info.

“Ishte një ndeshje e vështirë”, ka thënë fillimisht Chiellini pas ndeshjes. “Por ne e kemi ditur se çfarë duhet bërë. Në pjesën e parë ne ishim në një presion të madh, por ne besuam në vetveten”

“Ne dëshironim të qëndrojmë në lojë pasi e dinim se mund të krijojmë shanse. Tottenhami është një skuadër e mrekullueshme, por në mungesë të diçkaje ekstra që ju duhet për të fituar trofe dhe ndeshje si kjo”

“Ata gjithmonë krijojnë një numër të madh shansesh për të shënuar, por në fund ata gjithmonë janë në mungesë të diçkaje në fund. Ne besojmë në histori”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme