Kapiteni i Juventus-it, Giorgio Chiellini ka zbuluar se sulmuesi Gonzalo Higuain, ka gjetur parajsën kur u transferua nga Napoli në vitin 2016, por gjithashtu ka thënë se argjentinasi nuk duhet të jetë i ndjeshëm.
Higuain ka shënuar 63 gola në tre sezone me “Bianconerët”, mirëpo forma e tij nuk ka qenë e nivelit të duhur në ndeshjet e mëdha, transmeton portali arbersh.info.
Chiellini ka thënë se argjentinasi është shumë i ndjeshëm, andaj gjithmonë duhet të këtë besim sepse kjo ndikon gjatë disa ndeshjeve në formën e këtij të fundit.
“Gonzalo një djalë kërkues, por i mirë. Gjithmonë duhet të ndjejë besimin rreth vetës”.
“E dua, është bashkëlojtari im dhe person i ndjeshëm, kjo bën që ai të ndjen gjërat shumë dhe kjo ka ndikuar në shumë ndeshje”.
“Duhet të punojmë për gjërat që na janë dhuruar nga prindërit. Kjo nënkupton që mund të bëjmë shumë, por jo gjithçka”.
“I kujtoj ditët e para të Higuain në Torino. Ai shkonte për një pije dhe e pyesnin tifozët për të bërë foto. Kjo është parajsë, kështu thoshte Gonzalo çdo ditë, parajsë e mundshme në faktin se Juventus është familje e vërtetë”, deklaroi ai.
Higuain është i lidhur me largimin nga “Zonja e Vjetër” dhe rikthimin në Argjentinë të skuadra River Plate./arbresh.info.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...