Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Giorgio Chiellini, ka folur pas fitores 0-1 ndaj Kombëtares së Shqipërisë në “Loro Boriçi”.
Shtatlarti përgëzoi të gjithë shqiptarët për pritjen dhe me këtë rast tregoi edhe arsyen pse ndërroi fanellën me Eros Grezdën.
Në mes të tjerash tregoi se ka studiuar Armando Sadikun dhe kjo ishte arsyeja pse sulmuesi shqiptar nuk kishte shumë hapësira.
“Ka 20 vjet qe Italia nuk luan në play off, por është një ndjesi e re, për të gjithë. Duhet të përballemi me skuadra shumë fizike dhe duhet të jemi në gjendje të mirë pasi duam të shkojmë në Botërorin në Rusi”.
“Mendoj se pas Spanjës humbëm energjinë pozitive, por sot e rigjetëm. Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, dhe tani jemi të fokusuar te Botërori. E kisha studiuar mirë Sadikun, që është një sulmues i mirë”.
“Jam i lumtur për klimën që gjeta këtu, duket që jemi të mirëpritur. Fanellën e ndërrova me Grezdën, pasi ishim shumë afër në përfundimin e ndeshjes”, ka thënë Chiellini.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?