Giorgio Chiellini ka pranuar se akoma nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me Juventusin, do të pensionohet apo do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.
Qendërmbrojtësi veteran do t’i mbushë 38 vjet në muajin gusht, ndërsa kontrata e tij është valide deri në qershor të vitit 2023.
Megjithatë, problemet me lëndime dhe moskualifikimi i Italisë në Kampionatin Botëror, mund të ndikojnë në ndryshimin e situatës dhe ia po i rishqyrton opsionet e tij.
“Dashuria ime me Juventusin nuk mbaron. Nuk do të mbarojë kurrë! Dashuria është aq e fortë sa më përket mua, por mendoj edhe për ata, nuk do të mbarojë kurrë”.
“Natyrisht, nga tash deri në fund të sezonit duhet të analizoj gjithçka, të bisedoj me familjen time se çfarë është më e mira”.
“Ta zëmë vendin e katërt dhe ta fitojmë Kupën e Italisë, pastaj do të ulem me dy familjet e mia – në shtëpi dhe te Juventusi – për të vendosur se cila është më e mira për të gjithë”.
“Në moshën time nuk mund të shikosh në plan afatgjatë, por kjo është shumë e natyrshme, gjithçka është në rregull”, ka deklaruar Chiellini për Sky Sport Italia.
Mbrojtësi italian është pjesë e Juventusit nga viti 2005, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe te Livorno dhe Fiorentina. /Telegrafi/
Un successo che vale tanto! Forza Juve! Avanti così!!!#SassuoloJuve pic.twitter.com/p0OPXGLetd
— Giorgio Chiellini (@chiellini) April 25, 2022
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...