Futbollistët italianë nuk mund ta besojnë atë që u ndodhi sonte me Maqedoninë e Veriut,
Favoritët e mëdhenj, por u larguan me kokë ulur nga fusha pas humbjes minimale me rezultat 1-0.
Giorgio Chiellini hyri në lojë në minutën e 90-të dhe duhej të sillte siguri në mbrojtje, por pas këtij zëvendësimi goli u shënua.
“Kjo është një tronditje e madhe për të gjithë ne, një zhgënjim i jashtëzakonshëm”.
“Mendoj se loja ishte mjaft e mirë, mungonte vetëm një gol. Jemi të gjithë të shokuar, por jam krenar për kolegët e kombëtares”.
“Mendoj se tani nuk është koha për të folur nëse do të vazhdoj të luaj për kombëtaren, në fakt nuk jam i sigurt se çfarë të them, duhet të flas fillimisht me Mancinin”, ka thënë Cheillini. /Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...