Giorgio Chiellini ka pretenduar se pika e dobët që ia ka pamundësuar ish-bashkëlojtarit të tij në Juventus, Arturo Vidal, ta arrijë potencialin e tij të plotë ka qenë alkooli.
Kiliani e ka një histori të komplikuar në karrierën e tij në futbollit dhe ishte i përfshirë në një aksident me veturë gjatë Kupës së Amerikës 2015 në vendlindjen e tij, ku u zbulua se kishte qenë duke e vozitur Ferrarin e tij nën ndikimin e alkoolit, transmeton Gazeta Express.
Chiellini kishte luajtur përkrah tij për katër vjet në Juventus, ndërsa 32-vjeçari më vonë e vazhdoi karrierën e tij në Bayern Munich dhe Barcelonë.
Italiani beson se pikërisht alkooli ia ka pamundësuar ish-bashkëlojtarit të tij ta arrijë potencialin e tij të plotë si futbollist.
“Një futbollist nuk është as djall e as engjëll. Dallimi që duhet të bëhet është një tjetër. Ky dallim është mes atyre që janë të vërtetë dhe atyre që janë të rremë”, shkroi Chiellini në librin e tij që do të publikohet së shpejti.
“Dikush si Vidali nganjëherë del dhe pi më shumë sesa që duhet. Të gjithë e dinin këtë. Mund të thuhet që alkooli është një dobësi e tij”.
“Megjithatë, kjo nuk e vë në pikëpyetje se ai është ai kampion apo jo, apo se çfarë lloj i personit është ai”.
“Dobësitë janë pjesë e natyrës së njerëzve. Ajo që ka rëndësi është pasojat që i sjell ajo dobësi në skuadër”.
“Arturo i madh nuk shfaqej në stërvitje dy apo tri herë në vit dhe, kur vinte, le të themi se ishte në humor. Megjithatë, ai kurrë nuk dorëzohej. Në vent të kësaj, mendoj se këto gjëra mund të të bëjnë nganjëherë më të fortë”.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...