Raportet sugjerojnë që Giorgio Chiellini është në prag të rinovimit të kontratës së tij në Juventus.
Marrëveshja aktuale e mbrojtësit skadon gjatë verës dhe lojtari ende nuk ka vendosur lapsin në marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.
Ai është thënë se mund t’i ribashkohet Antonio Contes në Chelsea, por trajneri i “Bluve” ka thënë këtë javë: “Mendoj se ai dëshiron të përfundoj karrierën e tij në Juventus”.
Tani, ‘Corriere della Sera’ është duke raportuar që një marrëveshje dy vjeçare për rinovim të kontratës është arritur dhe Chiellini do të jetë te “Zonja e Vjetër” deri në vitin 2020, kur ai do të jetë 36 vjeçar.
Kanë mbetur edhe disa detaje të tjera në marrëveshje, por reprezentuesi italian është i gjithi i vendosur për të vazhduar qëndrimin në Torino./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës