Google ADS

Chelsean fiton derbin e Londrës, Broja 66 minuta në fushë

15:51 | 13 Janar 2024
KRG

Chelsea fitoi me rezultatin 1-0 derbin e Londrës përballë Fulham. Heroi i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga trajneri Mauricio Pochetino ishte Cole Palmer që në minutat shtesë të pjesës së parë, shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga ana e Sterling. Për Chelsean si titullar e nisi këtë ndeshje Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtare provoi në disa momente të rrezikonte portën kundërshtare, por nuk ia doli me sukses që të gjente rrugën e rrjetës.

Tekniku Pochetino vendosi ta zëvendësonte Brojën në minutën e 66. Pas kësaj fitoreje, Chelsean ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vend të tetë, ndërsa nga ana tjetër, Fulham mbetet në vendin e 13 me 24 pikë./SS

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme