Chelsea është bërë klubi i parë në histori të Ligës Premier që ka arritur një miliard euro humbje pasi llogaritë e tyre të fundit financiare u bënë publike ditë më parë.
Todd Boehly dhe aksionarë të tjerë morën kontrollin e klubit londinez në verën e vitit 2022, me afatin e tyre të parë të transferimit të përfshirë në raportin 2021/22.
Chelsea deklaron se 350 milionë euro u shpenzuan gjatë afatit kalimtar të verës, me prurjet e janarit që do të përfshihen në raportin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, pjesa më e keqe e këtij raporti është humbja e fundit operative prej 300 milionë euro për sezonin 2021/22, e cila sheh totalin e tyre kumulativ të arrijë në një miliard euro për herë të parë në historinë e Ligës Premier.
Pronarët e rinj shpenzuan gjithashtu shuma të konsiderueshme për të vulosur blerjen e tyre, me ish-drejtoreshën Marina Granovskaia që mori 40 milionë euro për rolin e saj në përfundimin e shitjes, plus një tarifë më të vogël kompensimi pasi u largua nga klubi, shkruan telegrafi.
16 milionë euro u ndanë gjithashtu mes drejtorëve të tjerë të përfshirë në shitje.
Lajmet financiare vijnë mes shqetësimeve mbi aftësinë e Chelseat për të përmbushur rregulloret e UEFA-s për Fair Play-n Financiar, ndërsa përgatiten të humbasin futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Blutë kanë rënë në vendin e 11-të në Ligën Premier dhe përballen me një betejë të vështirë për të vulosur çdo formë të futbollit evropian vitin e ardhshëm, me triumfin në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, ndoshta rruga e tyre e vetme për t’u kthyer në kompeticion.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...