Conor Gallagher ka përfunduar në merkato.
Chelsea është gati ta shesë mesfushorin në merkaton e janarit nëse vjen një ofertë 40 milionë paund.
23-vjeçari është një element i rëndësishëm për skuadrën e Mauricio Pochettinos, teksa dëshira e tij është të qëndrojë për t’u bërë në të ardhmen kapiteni i ekipit londinez.
Gjithsesi, drejtuesit e klubit janë gati të nisin bisedimet për shitjen e tij nëse vjen oferta e duhur gjatë merkatos dimërore.
Gallagher është një produkt i akademisë së Chelseat, ndërkohë që numëron edhe 11 ndeshje me kombëtaren angleze.
Disa klube të Premier League janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit, e ardhmja e të cilit do të qartësohet në ditët e ardhshme./ss
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion