Chelsea vendos Brojën në shitje, klubet angleze të “çmendur” pas tij

19:38 | 17 Janar 2024
KRG

Pas rikthimit nga një dëmtim, në gju, që e mbajti për plot 1 vit jashtë fushave të blerta, “bomberit” Armando Broja filloi të luajë minutat e para për “Blutë” e Chelsea, këtë sezon, ku që në sfidat gjeti golin, në fitoren, 2 me 0, ndaj Fulham, mirëpo vetëm kaq, pasi nuk mundi të lërë shumë gjurmë te “Londinezët”, qoftë prej mosaktivizimit, nga teknikut, Maurizio Pochettino, qoftë edhe prej mungesës së bashkëpunimit me shokët e skuadrës, në fushën e blertë.

Prej këtyre aryseve, emri i sulmuesit të Kombëtares sonë është lakuar në media, për një largim nga “Stamford Bridge” dhe këtë së fundmi e ka konfirmuar edhe një nga mediumet më të mëdha, në Britaninë e Madhe, “The Athletic”, me këta të fundit që i kanë kushtuar një artikull të tërë 22-vjeçarit të sulmit, ku në të thuhet se tashmë “Blutë e Londrës” kanë vendosur ta nxjerrin në shitjet, talentin e tyre, në mënyrë përfundimtare.

Kështu menjëherë në sulm, siç theksohet edhe në artikullint e “The Athletic” për shërbimet e Brojës janë hedhur 2 ekipe të Londrës, si “Çekanët” e West Ham apo Fulham, ekipe të cilat prej kohësh e kanë ndjekur situatën e sulmuesit, mirëpo jo vetëm këto dy fundit, pasi interesimin për të transferuar shqiptarin në “shtëpinë” e tyre e kanë shprehur edhe “Ujqërit” e Wolves.

“Chelsea ka dëshirë të lejojë Armando Brojën të largohet në mënyrë të përhershme dhe një largim i tij i mundshëm nuk është në varësi të blerjes së një zëvendësuesi nga ekipi. Ka interes nga disa klube të ndryshme për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fulham, West Ham dhe Wolves. Çdo afrim i ri në janar ose në verë është i pavarur nga situata e Brojës, me Nkunku që pritet të kthehet nga lëndimi shpejt”,- shkruhet artikullin e prestigjiozes britanike. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme