Chelsea vazhdon i pamposhtur ndaj skuadrave greke

20:57 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

“Blutë” kanë regjistruar fitore mbrëmjen e sotme (e enjte) ndaj kampionit grek.

Chelsea ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 skuadrën e PAOK-it në takimin e zhvilluar si mysafirë në stadiumin Toumba në kuadër të xhiros së parë në fazën e grupeve në UFEA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Goli i hershëm nga anësori Willian doli të jetë i mjaftueshëm për skuadrën nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit.

Reprezentuesi brazilian gjeti me lehtësi portën e kundërshtarëve në minutën e 7′ të takimit pas një asistimit të bukur nga Ross Barkley.

Me këtë fitore, “Blutë” vazhdojnë si të pamposhtur kundër skuadrave greke në të gjitha kompeticionet (5 ndeshje, 3 fitore, dy barazime).

Chelsea qëndron në krye të Grupit L me trikë pikë, para Bate Borisov, PAOK-it dhe MOL Vidit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme