Chelsea është mposhtur 4-1 para tifozëve të tyre nga Brentfordi në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë nuk tregoi shumë nga të dy skuadrat, duke qenë një lojë më shumë e mbyllur.
Por, në 45 minutat e dytë – Brentfordi ia doli ta shokonte Chelsean jo një, por tre herë.
Fillimisht, ishte minuta e 48-të e takimit, kur Antonio Rudiger lëshoi një raketë të vërtetë me mbi 30 metra, për të mposhtur portierin mysafir.
Por, Brentfordi ia doli t’i barazonte shifrat pas vetëm një minute, kur Bryan Mbeumo asistoi për Vitaly Janelt për 1-1.
Mbeumo ishte sërish në rolin e asistuesit, pasi në minutën 54-të e gjeti Christian Eriksenin që realizoi për 2-1.
Për më shumë, Brentfordi ia doli të shënonte edhe të tretin në Stamford Bridge, pasi Janlet (61′), shënoi edhe golin e dytë personal për 3-1.
Blutë tentuan që deri në fund të merrnin së paku një pikë, mirëpo mysafirët ia dolën të shënonin edhe të katërtin me anë të Yoane Wissa që shënoi në minutën e 88-të.
Pas javës së 31-të, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme do të takohet me Southamptonin.
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...
“Shumë të egra janë”, banorët komentojnë sjelljet e Drenushë...
Vuçiq nis 2025 me provokime ndaj Kosovës, Kroacisë e BeH
Dështimi i Barcelonës me Dani Olmon: Ende i pa regjistruar, ...
Dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë