Google ADS

Chelsea transferon yllin e Leicesterit që shkëlequ në Championship

16:32 | 2 Korrik 2024
D.H

Kiernan Dewsbury-Hall është transferuar tek skuadra Chelsea nga Leicesteri.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra përmes një postimi në platformën X, shkruan Arbresh.info.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me londinezët me opsionin për ta zgjatur atë deri në vitin 2030.

Chelsea do t’i paguajë 35 milionë euro Leicesterit për kartonin e lojtarit.

Mesfushori shënoi 12 gola dhe asistoi 14 në 44 paraqitje në Championship./Arbersh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale