Chelsea dhe Antonio Conte mund t’i ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.
Conte është në sezonin e tij të dytë në Stamford Bridge, por ky sezon nuk i ka shkuar ashtu siç dëshironte ai.
Ish trajneri i Juventusit, në sezonin e tij të parë në Angli, e fitoi titullin e kampionit, por në këtë sezon ai ka pasur shumë mos marrëveshje me bordin e klubit dhe pronarin rus, Roman Abramovich.
Kryesisht problemet kanë qenë tek transferimet e lojtarëve, departament ky në të cilin ka dështuar skuadra kampione këtë sezon/
Mediat angleze kanë filluar të raportojnë se pasardhësi i tij mund të jetë nga Serie A.
“The Sun” dhe tabloidë të tjerë nga Anglia raportojnë se Chelsea mund të hidhet pas angazhimit të Massimiliano Allegrit nga Juventus.
Po ashtu, vetë trajneri Allegri, ka deklaruar se ai nuk do ta vazhdojë kontratën me gjigantin italian dhe se do të jetë trajner i një skuadre të huaj. /arbresh.info/
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Edi Rama: Konsumoj më shumë se 10 kafe në ditë
Rama viziton rrugën “Jim Xhema”: dëshmon përkushtimin tonë p...
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës
Kurti bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dësh...