Google ADS

Chelsea – Tottenham, formacionet zyrtare të derbit londinez

12:39 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Chelsea do të jetë nikoqir i Tottenham Hotspur në derbin e zjarrtë londinez.

Dy skuadrat londineze do ta zhvillojnë derbin lokal, që vlen për një pozitë që i dërgon ekipet në Ligën e Kampionëve.

Vendasit në këtë takim vijnë pas disa rezultateve negative ku në katër sfidat e fundit kanë humbur dy prej tyre dhe në dy të tjera kanë barazuar.

Në anën tjetër Spurs në katër përballjet e fundit kanë marrë tri fitore dhe një barazim.

Do të jetë ky një duel edhe mes dy trajnerëve, Frank Lampard dhe Jose Mourinho, me anglezin që shihet si nxënësi dhe portugezi mësuesi i tij.

Distanca në tabelë është vetëm një pikë ku Chelsea ka 41 në pozitën e katërt dhe kjo e bënë edhe më interesant duelin.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Caballero, Azpilicueta, Rudiger, Christensen, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, Barkley, Mount, Giroud.

Tottenham: Lloris, Tanganga, Sanchez, Alderweireld, Vertonghen, Davies, Winks, Ndombele, Lo Celso, Bergwijn, Lucas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme