Chelsea thërret lojtarët e huaj, para rifillimit të mundshëm të Premierligës

21:25 | 30 Prill 2020
Arditë Shkodra

Chelsea ka bërë thirrje për lojtarët e huaj që ka në skuadër që ata të kthehen në Londër.

Premierliga ka prezantuar planin dhe protokolin për rikthimin në fushat e blerta, duke bërë që skuadrat të vihen në alarm.

Chelsea është një nga skuadrat që ka filluar të thërras lojtarët e saj, përfshirë emra si Pulisic, Willian e Emerson, transmeton lajmi.net.

Qeveria britanike do të paraqes planin për karantinimin 14 ditorë për njerëzit që kthehen nga jashtë vendit.

Kjo do të thotë se edhe lojtarët e Chelsea dhe të gjithë lojtarët e Premierligës që janë jashtë vendit, duhet të kalojnë edhe dy javë të tjera në vet-izolim, pasi të kthehen te skuadrat e tyre.

Skuadrat e Premierligës po synojnë që të kthehen në stërvitjet e plota më 18 maj, për të kompletuar sezonin deri në fund të korrikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme