Chelsea nuk do të shes yllin Eden Hazard te një rival në Premierë Ligë në asnjë mënyrë dhe madje do të refuzonte edhe një ofertë rekorde prej 230 milionë euro.
Spekulimet këtë vikend kanë sugjeruar që skuadra e Pep Guardiolas është duke kërkuar transferimin e reprezentuesit belg pas humbjes së garën me Manchester United për transferimin e Alexis Sanchez, transmeton portali arbresh.info.
Hazard nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij te Chelsea dhe është duke pritur nëse Real Madridi do të reagojë me ofertë pas interesimit të shfaqur në të gjatë verës. Derisa belgu është duke refuzuar të nënshkruaj kontratë të re, Manchester City ishte alarmuar nga mundësia për të nënshkruar me ish lojtarin e Lilles.
Megjithatë, sipas një raporti nga ‘Telegraph’, Chelsea do të refuzoj të shes atë te ndonjë rival në Premierë Ligë pa marr parasysh ofertën që shtrohet për të.
Pavarësisht qëndrimit të tyre rreth Hazardit për transferim te ndonjë rival në kampionat, kalimi te Real Madridi gjatë verës vazhdon të jetë një mundësi.
Skuadra e Contes besohet se është afër marrëveshjes me sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud. Në rast se francezi finalizon transferimin në Stamford Bridge atëherë Michy Batshuayi do t’i bashkohet Dortmundit./arbresh.info/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...