Chelsea synon të rikthejë Abrahamin në Londër

09:15 | 7 Nëntor 2023
D.H

Tammy Abraham ende nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me ekipën e Romës.

Teksa emri i tij po lakohet nëpër gazeta të ndryshme në Angli e Itali, për një rikthim të mundshëm të tij në Londër sërish tek Chelsea, shkruan Arbresh.info.

Anglezi më nuk është në planet e Jose Mourinhos, ai ka një konkurrencë të madhe në sulm nga Lukaku e Belotti duke mos përjashtuar as Sardar Azmoun.

Abraham u transferua në Romë për shifrën e 40 milionëve, ndërsa tani Roma kërkon 52 milionë për largimin e tij.

Sulmuesi anglez që nga transferimi i tij në Romë, ka gjithsej 107 ndeshje zyrtare teksa realizuar 36 gola dhe ka dhuruar edhe 12 asistime.

Përveç Chelea në garë për anglezin janë edhe Tottenham, Aston Villa e Arsenal./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme