Google ADS

Chelsea siguron portën për edicionin e ri, arrihet marrëveshje për portierin Mendy

19:40 | 11 Shtator 2020
Arbresh.info

Chelsea është njëra nga skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Klubi londinez deri më tani ka arritur të nënshkruajë me Timo Werner, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Thiago Silva, Malang Sarr apo Ben Chilwell.

Tani Chelsea ka arritur marrëveshje me klubin francez Rennes për transferimin e portierit Edouard Mendy.

Senegalezi ka arritur prej kohësh marrëveshje për një kontratë pesë vjeçare me Chelsean, ndërsa gjatë ditës së sotme dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Rennes kishte refuzuar fillimisht ofertën e Chelseat prej 20 milionë euro, ndërsa tani kanë pranuar ofertën e dytë prej 28 milionë.

Legjenda e Chelseat, Peter Cech ka qenë më meritori për transferimin e portierit, pasi e ka ndjekur nga afër atë.
28-vjeçari ka qenë ndër më meritorët për suksesin historik të Rennes, ku zunë vendin e tretë që i ka dërguar ata për në Ligën e Kampionëve.

Mendy edicionin e kaluar ka mbrojtur në 33 ndeshje për Rennes duke pranuar 31 gola dhe duke mbajtur portën paprekur në 13 sfida./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme