Google ADS

Chelsea shtron ofertë 63 milionëshe për Mauro Icardi

18:20 | 21 Mars 2018
Arbresh Info

Chelsea ka bërë një ofertë prej 63 milionë euro për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Gazetari italian Fernando Czyz raporton që Chelsea ka kontaktuar gruan dhe agjenten e Icardit, Wanda Nara, me ofertën dhe ka kërkuar nga ajo që t’ia përcjell Interit, transmeton portali arbresh.info.

Besohet se një ofertë e tillë për kapitenin dhe yllin e Interit nuk do të pranohet nga klubi italian, ndërkohë që Chelsea duket të jetë në dijeni për këtë por dëshiron të bëjë të ditur se ata janë të interesuar për lojtarin.

25-vjeçari vlerësohet nga të gjithë si njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë për momentin. Ai ka shënuar 22 gola në Serie A këtë sezon brenda vetëm 24 ndeshjeve, përfshirë katër gola në takimin e zhvilluar vikendin e kaluar kundër Sampdorias.

Interi kërkon të paktën 100 milionë euro për kapitenin e tyre, prandaj nëse Chelsea është në të vërtetë duke kërkuar nënshkrimin e tij, kjo është tarifa që ata duhet paguajnë.

Ata mund të sigurojnë disa funde me shitjen e Michy Batshuayi, i cili është duke performuar mirë në Borussia Dortmund, por ata duhet të grumbullojnë shumë të gola për blerjen e yllit argjentinas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme