Google ADS

Chelsea shton interesimin për yllin e Real-it

17:46 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Chelsea është tejet i interesuar për transferimin e sulmuesit të Real Madrid-it, Lucas Vazquez.

Spanjolli shumicën e karrierës e ka kaluar në “Santiago Bernabeu”, por e ardhmja e tij është në pikëpyetje gjatë kësaj merkato verore, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Guardian, “Blutë” do provojnë ta transferojnë 28-vjeçarin, i cili para pak ditëve konfirmoi se i pëlqen kalimi në Premierë Ligë.

Chelsea e sheh Vazquez si pasuesi i Willian, të cilit i skadon kontrata gjatë verës.

Kartoni i Vazquez prek vlerën e 35 milionë euro, por kjo vlerë mund të zbritet, pasi kontrata e lojtarit skadon gjatë verës së vitit 2021.

I interesuar për spanjollin mbetet edhe rivali londinez, Arsenal./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme