Chelsea ka arritur të shënoj fitoren e parë këtë sezon në Premier League, madje me rezultat bindës 6-2 ndaj Wolves në udhëtim.
Ndeshja për londinezët nisi mirë duke realizuar një minutë pasi filloi ndeshja me Nicolas Jacksonit, shkruan Arbresh.info.
Por rezultati nuk vonoi dhe u barazua në minutën e 27-të me golin e Cunha.
Blutë u rikthyen në epërsi me golin e Cole Palmer në minutën e 45-të, por Wolvesi barazoi sërish në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë me anë të Larsen.
Pjesa e dytë pati një tjetër fytyrë me të drejtuarin e Enzo Marsecas që shënuan edhe plotë katër gola tjerë.
Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë Noni Madueke realizoi për 3-2 falë një asistimi të Palmerit.
Madueke realizoi edhe dy herë të tjera në minutat 49-të dhe 58-të, me asistuesin e njëjtë Cole Palmer.
Kurse rezultatin final e vulosi Joao Felixi i cili shënoi në minutën e 80-të për 6-2.
Kjo ishte fitorja e parë e Chelseas këtë sezon dhe pas dy ndeshjesh ka tri pikë, ndërsa Wolvesi mbetet ende pa pikë./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?