PAOK-i është mposhtur me rezultat të thellë mbrëmjen e sotme (e enjte) nga Chelsea në Stamford Bridge.
“Blutë” regjistruan fitore me rezultat të thellë 4 me 0 për të vazhduar rekordin e tyre të 100 për qind në UEFA Evropa Ligë në ndeshjet në kuadër të fazave grupore, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët e nisën mjaftë keq ndeshjen duke mbetur me vetëm dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 7′ e takimit pas ndëshkimit direkt me karton të kuq të mbrojtësit qendror Yevhen Khacheridi pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Olivier Giroud, i cili realizoi më pas dy gola.
Gjiganti anglez zhbllokoi shifrat përmes sulmuesit qendror në minutën e 27, por reprezentuesi francez shënoi për 2 me 0 vetëm dhjetë minuta më vonë pas një super asistimit nga distanca nga Cesc Fabregas.
Goli i tretë u realizua nga Callum Hudson Odoi pas një ore lojë dhe asistues ishte sërish Fabregas.
Goli i fundit i takimit u shënua me kokë nga Alvaro Morata në minutën e 78′. Spanjolli pati ndikim të menjëhershëm qysh pas inkuadrimit në fushë.
Chelsea tashmë ka të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, por është edhe lider i Grupit L me 15 pikë nga 15 të mundshme./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat më poshtë:
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin