Google ADS

Chelsea ‘shkatërron’ Barnsley, Havertz kompleton hat-trickun

22:36 | 23 Shtator 2020
Arbresh Info

Chelsea ka fituar me rezultat të thellë ndaj Barnsley, ndeshje e vlefshme për 1/16 e Kupës së Anglisë.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë, kurse me rezultat të thellë 6 – 0, triumfuan për të kaluar në çerekfinale, shkruan portali arbresh.info.

Tammy Abraham në minutën e 19-të përfitoi nga një gabim i mbrojtjes dhe zhbllokoi shifrat, kurse pas nëntë minutave ishte talenti Kai Havertz që dyfishoi shifrat pas asistimit së Mason Mount-it, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Edhe në pjesën e dytë, “Blutë” dominuan dhe tjetër gabim në mbrojtje bëri që Ross Barkley të trefishoi shifrat pas katër minutave.

Për golin e katër u përkujdes Havertz që pas asistimit të bukur nga Abraham, ‘tundi’ portën e mysafirëve në minutën e 55-të.

Pas 10 minutave, gjermani e kompletoi hat-trickun në formën më të mirë duke kaluar portierin, derisa fitoren e vulosi Olivier Giroud në minutën e 84-të.

Pas kësaj fitore, Chelsea kalon në raundin tjetër, aty ku do përballet me fituesin e ndeshjes Levyon Orient – Tottenham./arbresh.info.

https://twitter.com/SelmanJK/status/1308863031070330882

https://twitter.com/chels__indo/status/1308858204122685440

https://twitter.com/brasil_pl/status/1308863493018443777

https://twitter.com/JPecius/status/1308863561192681475

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme