Chelsea ka arritur një fitore të madhe si mysafir i Crystal Palace me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 24-të në Premier League.
Fillimisht ishin vendasit që shënuan në minutën e 30-të përmes Jefferon Lerma, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë Chelsea nuk u dorëzua dhe pjesën e dytë riktheu rezultatin.
Ishte Callagher ai që shënoi fillimisht për të baraspeshuar sfidën në minutën e 47-të.
Po i njëjti lojtar në minutën e parë të kohës shtesë kompletoi përmbysjen me golin e tij.
Teksa fitorja e Chelsea u vulos nga Enzo Fernandez që me golin e tij në minutën e katërt shtesë i siguroi bluve tre pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore ‘blutë e Londrës’ renditet në vendin e 10-të në tabelë me 34 pikë, kurse Palace është në vendin e 15-të me 24 sosh./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...