Chelsea i është ofruar legjenda e Arsenal-it, Aaron Ramsey ose Adrien Rabiot në shkëmbim për Jorginho-n nga Juventus-i.
Ish trajneri i “Bluve”, Maurizio Sarri dëshiron ribashkimin me italianin, me të cilin ka punuar edhe në Napoli, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, Juventus është duke u munduar të arrijë marrëveshje me Chelsea-n për mesfushorin, andaj i kanë ofruar mundësi zgjedhje të mesfushorëve Rabiot ose Ramsey.
Thuhet se italiani kushton rreth 58 milionë euro, ndërsa trajneri Frank Lampard është i lumtur me ta dhe nuk mendon ta largojë.
Mirëpo, Jorginho dëshiron largimin dhe t’i bashkohet skuadrës italiane.
Pritet të shihet nëse Chelsea do pranojë ndonjërin nga lojtarët./arbresh.info
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka