Raphinha mund të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti qëndrim në Camp Nou.
Sulmuesi brazilian ka pasur një sezon me ulje ngritje, por në fund pas 50 ndeshjeve zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë në të gjitha garat.
Duke parë krizën e Barcelonës, nuk përjashtohet mundësia që Raphinha të shitet nëse vije oferta e duhur në zyrat e klubit katalunas.
Chelsea ka rikthyer interesimin për sulmuesin anësorë, me londinezët që e kërkuan atë edhe në verën e vitit të kaluar.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino e pëlqen shumë brazilianin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta transferojnë atë në Stamford Bridges gjatë afatit kalimtar veror.
Barcelona është gati ta shes yllin brazilian vetëm nëse vije një ofertë mbi 65 milionë euro, shumë që për Chelsean nuk përbën shumë problem.
Gjithsesi interesim për 26-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat e tjera si Newcastle United dhe Bayern Munich. /Telegrafi/
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan