Chelsea është duke prirë garën për shërbimet e yllit të Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
Gjermani që disa muaj kërkohet nga shumë skuadra, derisa dy më të interesuarat ishin Chelsea dhe Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Guardian, “Bavarezët” e kanë lajmëruar Havertz se nuk mund ta transferojnë këtë verë dhe lojtari nuk është i gatshëm të mbetet edhe për një sezon te Leverkusen.
Ky lajm është i mirë për “Blutë”, ngase lojtari është i hapur për transferimin në “Stamford Bridge”.
Tashmë ka mbetur vetëm që të arrihet marrëveshja personale mes lojtarit dhe skuadrës së Frank Lampard dhe marrëveshja mes klubeve./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...