Google ADS

Chelsea-Porto, formacionet e mundshme

13:39 | 13 Prill 2021
A. B.

Chelsea do të tentojë të përfundojë atë që e nisi para një javë, eliminimin e Portos dhe kalimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Blutë e Londrës e fituan ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Portos me rezultat 0:2 dhe kanë komoditet të madh në ndeshjen e kthimit, edhe pse nuk do të luhet në “Stamford Bridge” por në “Ramon Sanchez Pizuan” të Sevillas.

Chelsea nuk e ka të konfirmuar asnjë mungesë për këtë takim, kurse në dyshim janë Christensen dhe Thiago Silva.

Kovacic dhe Ziyech janë të vetmit të rrezikuar për të mos u paraqitur në ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohen me karton të verdhë sonte.
Në anën tjetër, trajneri i Portos, Sérgio Conceição e ka tërë ekipin në dispozicion për këtë takim.

Mbemba është i vetmi i rrezikuar për të munguar në ndeshjen tjetër nëse ndëshkohet me karton të verdhë.

UEFA në webfaqen e saj ka publikuar formacionet e mundshme për të dyja ekipet.

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rüdiger; James, Jorginho, Kovačić, Alonso; Mount, Havertz, Pulišić

Porto: Marchesín; Manafá, Pepe, Mbemba, Zaidu; Corona, Sérgio Oliveira, Uribe, Otávio; Marega, Taremi

/Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme