Chelsea ka arritur fitoren e dytë rresht në Premieligë duke mposhtur si mysafir skuadrën e WBA-së në kuadër të xhiros së 12-të.
Chelsea qysh në minutën e 17-të kaloi në epërsi me anë të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata për rezultatin 0 me 1.
Pas vetëm gjashtë minutash mysafirët dyfishuan rezultatin në 0 me 2, kësaj radhe me anë të belgut Eden Hazard.
Chelsea vazhdoi dominimin në pjesë e parë duke shënuar edhe njëherë në minutën e 38-të.
Cesc Fabregas gjeti në zonën e WBA-së bashkëkombësin e tij, Marcos Alonso, i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0 me 3.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Të dy trajnerët filluan pjesën e dytë me të njëjtit futbollistë.
WBA për asnjë moment nuk arriti të rikthehet në lojën e saj dhe t’i krijoj probleme skuadrës kampione.
Ishte Eden Hazard që shënoi golin e katërt për mysafirët dhe të dytin personal në minutën e 64.
Skuadra e Contes me këtë fitore kalon në pozitën e dytë me 25 pikë pas 12 xhirosh por në rast të fitores së Man Utd atëherë do të zbres në pozitën e dytë.
WBA me këtë humbje edhe zyrtarisht është krizë të rezultatesh pasi do të renditet në pozitën e 17-të. Me këtë humbje pozita e trajnerit Tony Pulis do të lënkudet dhe mund të shkarkohet. /arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=8FBHLTughKQ
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?