Google ADS

Chelsea po përgatitet për një tjetër transferim të madh

14:44 | 29 Gusht 2020
A. B.

Chelsea është e gatshme që t’i shpenzojë plotë 250 milionë euro vetëm në këtë verë për të bërë revolucion në skuadër.

The Blues tashmë kanë filluar me transferime të mëdha dhe kanë shpenzuar mbi 130 milionë euro në Timo Wernerin, Hakim Ziyechin dhe Ben Chilwellin.

Kai Havertz është po ashtu shumë afër t’i bashkohet skuadrës londineze nga Bayer Leverkuseni, me Malang Sarr e Thiago Silvan që kaluan si lojtar të lirë.

Frank Lampard thuhet se tani e ka prioritet transferimin e Declan Rice nga West Hami për një shumë mbi 80 milionë euro.

Trajneri i ri anglez e pëlqen shumë lojën e bashkëkombësit të tij që mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe si mesfushor defanziv.

Chelsea do të tentojë të shesë Jorginhon në këtë afat, në mënyrë që t’i rrisë fondet për transferimin e Rice, po në shitjen janë edhe lojtarë si Emerson Palmieri e Marcos ALonso, mirëpo vetëm njëri nga ta mund të largohet. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme