Ivan Toney është duke shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe është një nga sulmuesit më të mirë në elitën e futbollit anglez.
Në fakt është viti i dytë në elitën e futbollit anglez që Toney shkëlqen dhe duket se ai po kalon javët e fundit si futbollist i Brentfordit.
Sulmuesi anglez ka realizuar këtë edicion 20 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 33 ndeshje në Ligën Premier.
Chelsea e ka bërë prioritet transferimin e tij për edicionin e ri në Stamford Bridges.
The Mirror ka raportuar se londinezët duan transferimin e Toneyt një futbollist që garanton shumë gola për sezonin e ri.
27-vjeçari ka kontratë me Brentfordin deri në verën e vitit 2025 dhe nuk e ka rinovuar atë pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij, shkruan telegrafi.
Londinezët nga ana tjetër janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për transferimin e anglezit në Stamford Bridges.
Gjithsesi vendimin për të pritet ta marrë trajneri i ri, pasi Chelsea ende nuk ka vendosur se kush do ta udhëheq skuadrën për sezonin e ri, me Frank Lampard që do të largohet në fund të këtij edicioni.
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans