Eden Hazard bëri një fillim të jashtëzakonshëm të kampionatit me Chelsean.
Mirëpo ai nuk u paraqit si duhet në derbin e fundjavës kundër Manchester United .
Por mund të ketë një shpjegim të vlefshëm.
Një raport që ka dalë nga “The Telegraph” shpjegon se Hazard po lufton me një dëmtim në shpinë dhe tani mund të humbasë disa ndeshje për Chelsean.
“Performanca e 27-vjeçarit ra pas pushimit dhe Hazard u tha miqve më pas se ai nuk mund të vrapoj siç duhet. Maurizio Sarri, trajneri kryesor, e mbajti Hazardin në fushë për 90 minuta të plota, por lëvizjet e tij ishin të kufizuara kur u zgjua të dielën në mëngjes”.
Por një tifoz i Chelseas me sytë e tij zbuloi diçka që shqetësonte Hazardin gjatë ngrohjes përpara ndeshjes me United.
Jake Heasman e pa Hazardin duke folur me Willian duke u ankuar për dhimbjen e shpinës, duke u përgjigjur:
“Hazard kishte një dëmtim të madh sot. Vura re se ai po mbante shpinën e tij në të ngrohtë, dhe pastaj vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes. Do të shpjegojë performancën e tij mesatare.”
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...