Chelsea dhe Gonzalo Higuain kanë pasur një mbrëmje për tu harrur sonte (e mërkurë).
“Blutë” janë mposhtur me rezultat tronditës 4 me 0 në ndeshjen si mysafirë kundër AFC Bournemouth në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Joshua King (47′) (74′), David Brooks (63′) dhe Charlie Daniels (95′) ishin autorët e golave për skuadrën në stadiumin Vitality duke ia shkaktuar kështu Chelseas humbjen më të madhe në Premierë Ligë në dhjetë vitet e fundit.
Në këtë ndeshje bëri debutimin sulmuesi Gonzalo Higuain pas transferimit të tij nga Juventusi në Stamford Bridge brenda merkatos së transferimeve të këtij muaji.
Sulmuesi argjentinas nuk arriti të ketë fare ndikim në këtë ndeshje.
Chelsea tani qëndron në pozitën e pestë me 47 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e katërt, ndërsa AFC Bournemouthi qëndron në pozitën e dhjetë me 33 pikë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...