Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka përjashtuar nga skuadra e parë tre yje të njohur, ku në mes tyre është edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.
Blutë e Londrës kanë bërë shumë përforcime këtë verë, por kanë qenë të angazhuar edhe në largimin e disa lojtarëve, të cilët nuk janë në planet e tyre.
Megjithatë, drejtuesit e Chelseat kanë përdorur tashmë ‘dorën e hekurt’ për disa nga lojtarët që nuk po gjejnë skuadra të reja këtë verë.
Sipas The Telegraph, Trevoh Chalobah, Armando Broja dhe Romelu Lukaku janë larguar nga ekipi i parë dhe janë dërguar për t’u stërvitur me ekipin U-21.
Drejtuesit e klubit duan t’i mbajnë këta lojtarë ndërtesës së ekipit të parë në bazën stërvitore të klubit Cobham deri sa të ‘pajtohen’ për të ndërruar skuadër.
Fat i tillë thuhet se e kishte ndjekur edhe mesfushorin Conor Gallagher, deri sa vendosi të transferohej te Atletico Madridi.
Ndryshe, Chalobah ka oferta nga Aston Villa, Crystal Palace dhe Nottingham Forest, Broja pëlqehet shumë në Ligën Premier, Serie A dhe La Liga, ndërsa Lukaku pritet të kalojë te Napoli i Antonio Contes. /Telegrafi/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...