Google ADS

Chelsea përgatitet t’i shesë pesë lojtarët e ekipit të parë

16:18 | 10 Shtator 2020
Arbresh Info

Pas transferimeve të shumta, Chelsea është duke provuar t’i shesë disa nga lojtarët e ekipit të parë.

Sipas Calciomercato, “Blutë” janë afër që t’i largojnë pesë lojtarë nga ekipi i parë, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi Michy Batshuayi, ka pranuar t’i bashkohet Crystal Palace në formë huazimi, ngase nuk ka vend në projektin e Frank Lampard-it.

AC Milan-i është në bisedime për mesfushorin Tiemoue Bakayoko, derisa ende s’ka marrëveshje mes dy klubeve.

Në listën e largimeve është edhe mbrojtësi Fikayo Tomori, i cili kërkohet me ngulm nga Everton-i.

Ndërsa dy lojtarët e tjerë që do largohen gjatë javëve të ardhshme, ngase nuk pëlqehen nga Chelsea janë Zappacosta dhe Emerson Palmier-i.

Nga këto huazime dhe shitje, Chelsea pritet të fitojë rreth 60 milionë euro, me të cilat mund të realizojë transferimin e Declan Rice nga West Ham-i dhe Edouard Mendy nga Rennes./arbresh.info.

Të ngjashme