Chelsea dhe Mason Mount janë shumë afër një marrëveshje të re, për të rinovuar kështu kontratën.
The Blues janë të mahnitur me formën e lojtarit të akademisë së tyre, pasi ka shpërthyer në këto dy edicionet e fundit.
Sipas asaj që raporton 90min, Chelsea është duke e përgatitur kontratën e re për Mountin, e që pritet të jetë katërvjeçare.
Natyrisht se edhe paga e tij do të rritet ndjeshëm, duke ditur se është një lojtar kyç për ekipin dhe shihet si e ardhmja e klubit.
Mount është po ashtu i gatshëm që të rinovojë kontratën, derisa disa herë ka bërë të ditur se ai dëshiron të bëhet legjendë e klubit.
Konfirmimi për kontratën e re të mesfushorit pritet të vije shumë, duke konfirmuar bashkëpunimin mes të dyja palëve. /Telegrafi/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%