Chelsea raportohet të jetë duke përgatitur një ofertë në janar për sulmuesin e AC Milanit, Krzystof Piatek.
“Blutë” aktualisht nuk mund të blejnë lojtarë të rinj në Stamford Bridge për shkak të thyerjes së rregullave nga FIFA në lidhje me nënshkrimin e lojtarëve të rinj, por klubi beson se suspendimi do të tërhiqet në afatin kalimtar të muajit janar, transmeton portali arbresh.info.
Një sulmues i ri për të vendosur presion në Tammy Abraham besohet të jetë prioritet për kryetrajnerin Frank Lampard ndërkohë që emrat si Callum Willson (Bournemouth) dhe Timo Werner (RB Leipzig) janë përmendur po ashtu.
Megjithatë, bazuar në Calciomercato, “Blutë” janë të interesuar për nënshkruar me Piatekun dhe do të ofrojnë 30 milionë funta në tavolinë kur të rihapet merkato e transferimeve për biznes.
24-vjeçari ka shënuar 14 herë brenda 29 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet te AC Milani./arbresh.info/
E njohin si Lela, por ja si është emri i vërtetë i saj!
Sulmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë
Shtetet tjera solidarizohen me Turqinë, shprehin ngushëllime...
Konjufca takon përfaqësuesit e Eurochambers, flasin për mëny...
Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot
Nga Muller te Lewandowski e Neyer – 25 lojtarët më të mirë t...